Përfshihet nga flakët një banesë në Gjilan (VIDEO)

Kronika August 08, 2018 - 16:40
Pamje nga vendi i ngjarjes

Para pak çastesh në lagjen “Bujanina” në Gjilan është kapluar nga flakët një banesë raporton “Zeri.info”.

Zëdhënësi i Policisë së Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar për “Zeri.info”, se fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Po mund të ju konfirmoj se ka ndodhur kjo djegie, mirëpo fatmirësisht nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale që janë shkaktuar. Njësitet janë në vendin e ngjarjes, mirëpo akoma nuk dihet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, ka thënë shkurt Hashani për “Zeri.info”.