Aksident i rëndë trafiku në qendër të Prishtinës (Foto)

Kronika August 05, 2018 - 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë, raporton zeri.info.

Me këtë rast, janë lënduar disa persona, të cilët tashmë janë dërguar në QKUK.

Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe policia, ndërkohë që qytetarët janë shprehur të tmerruar me ngjarjen si ka ndodhur.

Një qytetar nga vendi i ngjarjes i ka thënë zeri.info se krisma e madhe kur është shkaktuar aksidenti është dëgjuar në banesën e tij brenda.

“Aq shumë ka kërsitë, saqë menduam që është bombë. E kemi dëgju nalt ne banesë”, tha një banor i Prishtinës, i cili e kishte banesën afër vendit ku ndodhi aksidenti.

Zeri.info ka mësuar se pos veturave të përplasura, gjatë aksidentit janë goditur edhe disa këmbësorë.

Ndërkohë, pamjet që mund të shihni në vijim dëshmojnë edhe dëmet e konsiderueshme materiale. /Zeri/

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image