Lirohet Naser Kelmendi

Kronika August 02, 2018 - 19:11
Lexoni më shumë detaje

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj të akuzuarit N.K.

Ky i fundit është denuar me 01.02.2018, nga ana e Gjykates Themelore në Prishtinë, më gjashtë vjet burgim, si fajtor për vepren penale “Posedim i paautorizuar me dashjen për të shitur, eksportuar ose shpërndarë dhe importuar narkotik të rrezikshëm” nga neni 228 par.1, 2 dhe 3 i

Kodit Penal të Republikës së Kosovës (veper kjo e inkriminuar edhe sipas nenit 245 par.1 dhe 2 të Ligjit Penal Jugosllav).

Po atë ditë, gjykata e shkalles se parë, të akuzuarit ia ka shqiptuar masen e paraburgimit deri në plotëfuqishmerinë e aktgjykimit, duke qenë se është denuar me mbi 5 vjet burgim, dhe se shqiptimi i kësaj mase në këto raste është i detyrueshem, konform dispozitave te nenit 367 të Kodit të procedurës penale të Republikës së Kosovës.

Meqenëse aktgjykimi i atakuar është anuluar nga Gjykata e Apelit, e duke pasur parsysh se i akuzuari ka qenë duke u mbrojtur në liri, dhe se paraburgimi i është caktuar për shkakë të kohëzgjatjes së denimit të shqiptuar, Kolegji penal i kësaj gjykat ka ardhur në përfundim se tanimë kanë pushuar arsyet ligjore për të cilat është caktuar paraburgimi .