Policia jep detaje për rastin e mashtrimit me bileta turistike, ka një kërkesë për qytetarët!

Kronika August 02, 2018 - 11:16
Lexo detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhenë detaje në lidhje me mashtrimin që ju është bërë disa qytetarëve me biletat e rezervuara në një agjenci turistik në Gjilan, përcjell “Zëri.Info”.

PK-ja ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Kosovës që kanë bërë rezervime me këtë agjenci të paraqiten në Drejtorinë për hetime të krimeve ekonomike dhe Korrupsion në Policinë e Kosovës.

LEXO EDHE: Bëni kujdes, dy vajza kosovare e pësuan rëndë me rezervime për pushimet verore!

“Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë është duke i trajtuar disa ankesa të qytetarëve të Republikës se Kosovës të cilët kishin bërë aranzhime turistike për verën e vitit 2018 në Agjencinë Turistik " Vol Travel " me seli në Gjilan.

Këto aranzhime turistike dyshohet se nuk janë realizuar nga  agjencioni i lartpërmendur, prandaj ftojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë  bërë aranzhime turistike me agjencionin në fjalë, e të cilat  aranzhime nuk janë realizuar, të paraqiten në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës në nivel të regjioneve përkatëse policore ku ata banojnë.

Policia e Kosovës po ndermerrë dhe do të ndermarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve të involvuar në raste të tilla të mashtrimeve, dhe njëkohësishtë kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të mos bien pre e mashtrimeve të tilla, të informojnë dhe bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës për parandalimin e këtyre rasteve”, thuhet në njoftim./ZËRI