Uruqit i vjen keq për vrasjen e 22 vjeçarit në Gjilan, kërkon të lirohet nga burgu

Kronika July 30, 2018 - 16:57
Lexo detajet

I dyshuari i cili në përshkrimin e prokurorit publik ka të kaluar kriminale dhe është i dënuar për disa vepra penale, në seancën e mbajtur sot para  gjykatës ka kërkuar që mos të paraburgoset.

“Më vie keq për ngjarjen” kështu është shprehur para gjykatës Liridon Uruqi i dyshuari për vrasjen e 22 vjeçarit F.A.

“E mbështes kërkesën e avokatit tim “ka deklaruar Uruqi shkruhet në vendimin e siguruar nga kallxo.com, deklaratë kjo që vinte pas propozimit të mbrojtjes që Uruqi të mbrohet në arrest shtëpiak.

LEXO EDHE: Caktohet masa e paraburgimit ndaj personit që vrau 22-vjeçarin në Gjilan

Avokati në seancë ka pretenduar se vrasja e 22 vjeçarit ishte kryer nga pakujdesia përderisa prokurori ka numëruar disa vepra penale që Uruqi ishte i dënuar më parë. Gjykata ka listuar si dënime të Uruqit një dënim prej 1000euorsh e po ashtu një dënim prej 2 vite e 6 muaj burgim ndaj tij.

Gjykata në vendimin e saj nuk e ka quajtur veprën nga pakujdesia siç ka pretenduar mbrojtja por edhe  nuk ka dhënë një moti të qartë të ngjarjes. Në vendimin e siguruar nga kallxo.com përshkruhet se viktima ishte qëlluar nga 4-5 metra largësi ndërsa plumbi i shkrepur nga arma e tipit TT e ka përshkuar në të dyja anët zemrën e viktimës.

F.A u qëllua në rrethana ende të paqarta mbrëmjen e së shtunës në fshatin Bresalc të Gjilanit. Personi i dyshuar për vrasjen sipas vendimit të gjykatës do qëndroi në paraburgim për 30 ditë ndërsa mbrojtja ka të drejtë ankese në gjykatën e Apelit.