Rrëfehet nëna e të dyshuarit për vrasjen e 22-vjeçarit në Bresalc

Kronika July 29, 2018 - 20:12
Lexoni më shumë detaje

Liridon Uruqi dhjetë orë pasi dyshohet se kreu vrasjen u vetë dorëzua në policinë e Gjilanit.

Ai mbrëmë pas një zënke vrau bashkëfshatarin e tij, Fatlind Arifin, 22-vjec, nga fshati Bresalc. Policia, bashkë me Liridonin e kanë arrestuar edhe vëllain e tij.

LEXO EDHE: Prokurori jep detaje tronditëse për vrasjen e 22-vjeçarit në Bresalc

Të dy këta do të qëndrojnë në paraburgim 48 orë. Viktima dhe i dyshuari për vrasje kishin pasur zënka ndërmjet veti. Janë përmendur motive të ulëta por nuk i kanë sqaruar shkaqet për shkak të hetimeve që po vazhdojnë.

Familja e të ndjerit janë mbledhur për ceremoninë mortore. Asnjëri nga ta nuk po e dijnë arsyen e vrasjes së Fatlindit, djalit të vetëm të Gani Arifit nga Bresalci i Gjilanit. Kushërinjtë, viktimën e përshkruajnë si djalë të urtë dhe punëtorë të ndjerin.

Por nga familja e të dyshuarit, Liridon Uruqit, thonë se e gjithë ngjarja ka ndodhur aksidentalisht. Nëna e Liridonit, jep detaje për T7 rreth deklaratave që djali i saj u ka thënë atyre rreth kësaj ngjarjeje.

Në kronikën e mëposhtme gjeni deklaratat e familjes së viktimës dhe të dyshuarit për vrasjen në Bresalc të komunës së Gjilanit.