Zyrtarë nga presidenca flasin për aksidentin e Thaçit

Kronika July 23, 2018 - 16:38
Detajet

Gjatë ditës së sotme në fshatin Komoran të Komunës së Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri veturave, e ku njëra prej tyre ishte edhe eskorta e presidentit Hashim Thaçit, raporton “Zëri.info”.

Kjo gjë është konfirmuar edhe nga Zyra e Presidentit të cilët përmes nj komunikate kanë pohuar se në aksidentin zingjiror në Komoran ka qenë e përfshirë edhe vetura e presidentit.

“Eskorta e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot është përfshirë në një aksident zingjirorë të komunikacionit në Komoran të Drenasit”, thuhet në komunikatë.

LEXO EDHE: Policia jep detaje për aksidentin e Thaçit

Po ashtu ata kanë bërë të ditur se në këtë aksident nuk ka mbetur askush i lënduar dhe se Thaçi ka vazhduar me agjendën e tij.

“Në këtë aksident, përveç dëmeve materiale, askush nuk është lënduar. Presidenti Thaçi, pas zhbllokimit të komunikacionit, ka vazhduar me agjendën e tij ditore”, përfundon komunikata.

Rastin për “Zërin” e kanë konfirmuar edhe zyrtarë nga policia e Kosovës. /ZËRI