Aksident në Mitrovicë, lëndohen shtatë persona

Kronika July 23, 2018 - 10:24
Lexoni më shumë detaje

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Zhabar të Mitrovicës, në të cilën janë përfshirë dy automjete njëra me targa vendore dhe tjetra me targa të Gjermanisë.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit dhe pesë pasagjere, moshë e mitur, femra K/Shqiptare, të cilët kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor.

Është iniciuar lënda e rastit, me urdhër të Prokurorit mbetet në procedurë të rregullt.

Rr. Driton Veliu, Mitrovicë 22.07.2018-12:10. Është raportuar aksident trafiku të përfshira një automjet me targa vendore dhe një motoçikletë pa targa, me drejtues meshkuj K/Shqiptarë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është në tretman mjekësor në të qendrën spitalore Mitrovicë. Është iniciuar lënda me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt.