Treni godet automjetin, tre të vdekur në Kumanovë

Kronika July 22, 2018 - 19:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona nga Haraçina e Shkupit kanë humbur jetë, pasi treni ka shtypur një makinë të tipit “Golf”, në stacionin hekurudhor tek fshati Rramanli i Kumanovës, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45.

Automjetin e tipit “Golf” me targa të Shkupit, e ka goditur treni i Ndërmarrjes “Hekurudhat e Maqedonisë”.

Në këtë aksident, jetën e kanë humbur vozitësi N.B. dhe bashkudhëtarët S.B. dhe Z.B, kurse bashkudhëtari i katërt I.B. ka arritur të kërcejë para fatkeqësisë.

Prokurori publik dhe ekipi i SPB-së Kumanovë, kanë bërë kontroll në vendin e ngjarjes, shkruan TV21.TV

“Kjo tragjedi ndodhi para 2 orëve, unë edhe vëllain e kam humbur kështu. Sot vdiqën tre persona, ishin nga fshati Haraçinë. Paskan ardhur në ngushëllime te disa familjar të tyre, dhe në kthyer për në shtëpi i ka kapur treni. Kanë vendosur kamera që të na shohin se si na mbyt treni, ne kemi kërkuar rampa e jo kamera”, tha nje banor i fshatit Ramanli.

“Sot në fshatin tonë ndodhi fatkeqësi e rëndë ku humbën jetën tre persona, dy gra dhe një burrë ndërkaq njëri ka shpëtuar, sepse ishin katër persona në makinë, kjo tragjedi ka ndodhur para dy orëve diku rreth orës 12:00”, u shpreh një banor i fshatit Ramanli.

Image