Tjetër aksident, i riu shqiptar në gjendje të rëndë

Kronika July 22, 2018 - 16:19
Lexoni më shumë detaje

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku i plagosur rëndë ka mbetur një i ri shqiptar.

Siç shkruajnë mediat italiane përplasja mes tre makinave, ka ndodhur në Bientina-Altopascio në provincën e Firences.

Shqiptari, 30 vjeç ishte duke udhëtuar me një makinë ‘Opel’ kur është përfshirë në një përplasje të dhunshme me një makinë ‘BMW’ dhe një kamion.

Fajtor në këtë aksident mësohet se është ‘BMW’ e drejtuar nga një francez.

Të plagosur kanë mbetur 4 persona, ku më rëndë ndodhet i riu shqiptar.

Ai është dërguar me helikopter në spital, e është nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekëve.