Ky është 20-vjeçari nga Mitrovica që vdiq mbrëmë në aksident

Kronika July 22, 2018 - 12:54
Lexo detajet

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Mitrovicë rreth orës 22:00 në Mitrovicë, ku një i ri 20 vjeçar ka humbur jetën.

Nga ky aksidentë i rëndë Metro mëson se ka mbetur i vdekur Rifat Ahmeti, 20 vjeçar, i cilit ishte si pasagjer në veturë, ndërsa nga ky aksident shoferi i automjetit ka mbetur vetëm i lënduar ku edhe po trajtohet në QKUK.

LEXO EDHE: Aksident i rëndë në Mitrovicë, humb jetën një 20-vjeçar

Nga ky aksident i cili morri jetën 20 vjeçarit nga Mitrovica, vetura e tyre është demoluar e tëra, në disa foto më poshtë ju mund të shihni veturën me të cilin ka ndodhur aksidenti i mbrëmshëm ku vetura është shkatërruar e tëra, shkruan gazetametro.net.

Policia ka treguar se deri te ky aksident ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësë nga shoferi i kësaj veture.

“Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes, shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë mospërshtatja e shpejtësisë, humbja e kontrollit të drejtuesit të automjetit BMW, me ç’ rast automjeti del jashtë rrugës ku rrokulliset disa herë”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion.

Zahiti ka potencuar se policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar, duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

Image