Prishtinë - Rrihen mes vete pesë persona

Kronika July 22, 2018 - 11:55
Lexo detajet

Dje në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, pesë persona janë rrahur mes vete.

Policia thotë se fillimisht i ka arrestuar të gjithë. Gjatë rrahjes, dy prej tyre kishin pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe u është ofruar tretman mjekësor në QKUK.

Në vend të ngjarjes janë konfiskuar një thikë, një shkop druri, një shufër metalike dhe një veturë.
Por, me vendim të prokurorit ata më vonë janë liruar në procedurë të rregullt.