Vozitje 223 km/h në Tiranë, policia në aksion

Kronika July 22, 2018 - 09:37
Lexo detajet

Policia shqiptare vazhdon aksionin e kontrolleve të shtuara në komunikacion, sidomos në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Këto kontrolle po bëhen jo vetëm gjatë vikendit.

Gjatë 48 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 39 patentë shoferë për shpejtësi tej normave të lejuara.

“Shpejtësi që varionin nga 140 km/h deri në ekstrem 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative për OASh për pezullim të Lejes së Drejtimit”, njofton Policia e Shtetit.

Policia shqiptare njofton se qëllimi s’është masa administrative, por parandalimi i aksidenteve/shpëtimi i jetëve si pasojë e kësaj papërgjegjshmërie të këtyre drejtuesve të automjeteve, të cilët duke drejtuar makina prodhime të viteve të fundit, nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.

Policia Rrugore e Tiranës do shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të automjetit.