Policia: Një grua e vdekur dhe dy në gjendje të rëndë në një aksident në Pejë

Kronika July 21, 2018 - 20:05
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në rrugën Pejë-Radavc, ndërsa dy persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Lajmin për "Zëri.info" e ka konfirmuar zyrtari i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se në këtë aksident janë përfshirë tri vetura. 

“Ju njoftojmë se në rrugën Pejë-Radavc ka ndodhur një aksident zingjiror mes tre veturave. Një femër ka pësuar me fatalitet dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Rugova për "Zëri.info". 

Image 
Image