Përgjumet në timon - shqiptari shkakton aksident në tunel

Kronika July 21, 2018 - 19:09
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Ishte duke udhëtuar me makinë në tunel, por në një moment lodhjeje është futur gabimisht në korsinë e kundërt.

Fatmirësisht nga situata e rëndë dhe e frikshme njëkohësisht nuk ka pasur viktima, por katër persona janë plagosur.

Shqiptari 47 vjeç ka marrë plagët më të rënda, ndërsa të plagosurit e tjerë janë 27, 38 vjeç dhe një vajzë nga Pescara, 4 vjeçe.

Shqiptari ka treguar për policinë se kishte pasur një moment lodhjeje dhe kishte dremitur në timon.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në tunelin që lidh Montesilvano me  Francavilla al Mare në Pescara.

Në vendin e aksidenti kanë mbërritur policia, shërbimet e urgjencës dhe mirëmbajtësit e rrugëve e tuneleve. /Syri