Arrestohet në Turqi ish-kryetari i BIK-ut në Kaçanik

Kronika July 21, 2018 - 17:41
Lexo detajet

Ish- Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, është arrestuar nga autoritetet turke në Turqi.

Lajmin për arrestimin e Nezirajt, e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, për Kallxo.com.

Ai ka thënë se janë të njoftuar për arrestimin e tij, ndërsa nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e arrestimit.

“Po rasti është i njohur për ne, qytetari i Kosovës Florim Neziraj nga Komuna e Kaçanikut. Florimi ka qenë në paraburgim për 4 ditë në Antalia, pastaj është liruar dhe iu kanë kthyer te gjitha dokumentet. Ne jemi në kontakt me zotri Nezirajn”.