E godet me thikë viktimën, kishin mosmarrëveshje në trafik

Kronika July 21, 2018 - 14:12
Detajet

Një mosmarrëveshje në trafik është bërë shkas që një person ka therë me thikë viktimën mashkull, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë, viktima është jashtë rrezikut për jetë ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

LEXO EDHE: Gjendet një person i vdekur në Podujevë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Ramiz Cërrnica, Gjilan 20.07.2018 -12:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar fizikisht  viktimën mashkull K-Shqiptar  duke e goditur me thikë. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë dhe i njëjti sipas raportit mjekësorë është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /ZËRI