Gjendet një person i vdekur në Podujevë

Kronika July 21, 2018 - 14:06
Detajet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në Komunë e Podujevës dy qytetarë kanë sjellë në emergjencën e qytetit një person pa shenja jete, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

LEXO EDHE: Detajet e fundit për dy malazezët të dyshuar për sulme në Kosovë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr. Qëndresa, Podujevë 19.07.2018 -21:19  Nga dy dëshmitarët meshkuj K-Shqiptarë është sjellë pa shenja jete në emergjencën e qytetit viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi. /ZËRI