Policia identifikon edhe dy pjesëtarë të tjerë të grupit kriminal malazez në Kosovë

Kronika July 21, 2018 - 12:03
Detajet

Policia e Kosovës në një aksion gjatë ditës së mërkurë arrestoi dy malazezë, një serb dhe një shqiptare nën dyshimin për aktivitete kriminale.

Policia e Kosovës në bashkëpunimi me autoritetet e sigurisë së Malit të Zi, ka arritur të mësojnë identitetin e vërtetë të dy të arrestuarve, shtetas malazez të cilët ndërlidhen me grupin e katër personave të arrestuar të mërkurën në Prishtinë.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Pas arrestimeve ditë më parë, gjatë një operacioni taktik nga Policia e Kosovës, të dy shtetasve malazezë, një serbi dhe një shqiptareje, dhe bashkëpunimit reciprok intensiv ndërmjet autoriteteve tona dhe atyre malazeze, me qëllim të verifikimeve të ndryshme dhe ndërlidhjeve që janë bërë për rastin e të dyshuarit (M.M), ka rezultuar se tani më kemi nën kontroll edhe dy shtetas tjerë malazezë të cilët ndodhen në burg në vendin tonë, por që kishin përdorur identitet tjetër”, ka thënë Hoxha.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së përgjithshme, në luftimin e të gjitha llojeve tëk rimit dhe nuk do t’ia lejojë askujt veprimet apo aktivitetet që bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, dhe atë përmes një bashkëpunimi dhe partneriteti të vazhdueshëm edhe me autoritetet tjera ndërkombëtare të sigurisë.