Arrestohet zyrtari i lartë i Partisë Demokratike

Kronika July 20, 2018 - 22:28
Detajet

Zyrtari i lartë i PD-së Elmaz Haruni është arrestuar këtë mbrëmje nga policia.

Ngjarja ka ndodhur në Gramsh, pas një përplasje mes kreut të PD-së së këtij qyteti dhe forcave të policisë.

Haruni ishte pasagjer në një automjet që u ndalua nga policia. Sipas burimeve të Neës24, drejtuesi i këtij automjeti ishte i dehur. Me ndalimin e makinës kryetari i PD-së në Graamsh ka kundërshtuar forcat e policisë, të cilat kanë bërë dhe shoqërimin e tij dhe të drejtuesit të mjetit./Express