Dy të arrestuar pas rrokullisjes së veturës me drogë në Obiliq

Kronika July 20, 2018 - 21:17
Detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se pas aksidentit në Obiliq ku një veturë ka mbetur e rrokullisur është janë arrestuar personat e dyshuar teksa njësitet policore janë duke e trajtuar rastin, shkruan “Zëri.info”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur kur njësitet policore kanë tentuar ta ndalin një veturë të dyshimtë dhe se personat brenda veturës nuk i janë bindur urdhrit të policisë ka thënë për “Zërin”, zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

“Rreth  orës 17:30 në rrugën e Llapit, në Obiliq një veturë e dyshuar  me targa vendore nuk i është ndaluar njësisë policore gjatë realizimit të detyrave zyrtare në pikë kontrolli të automjeteve. Veprime të mënjëhershme operacionale policore  janë ndërmarrë për ta lokalizuar veturën e dyshuar, përderisa  vetura e dyshuar ka humbur kontrollin dhe dyshohet se nga shpejtësia gjatë ikjes ka dal nga rruga”, ka thënë Hoxha.

Tutje ai ka konfirmuar se me këtë rast policia ka arrestuar dy persona të dyshuar.

 POLICIA ka arrestuar dy persona të dyshuar, ku pastaj në automjetin e tyre është gjetur një sasi e narkotikëve. Personat e dyshuar janë arrestuar janë sjellur në stacion policor, ndërsa njësitet policore duke përfshirë edhe ato te antidrogës janë në proces të trajtimit të rastit”, ka thënë tutje ai. /ZËRI

 

Image

Image