Komuna e Skenderajt me fushatë vetdijësuese për vozitësit! Duart në timon, jo në telefon

Kronika July 20, 2018 - 18:37
Detajet

Zyrtarë komunal në shoqërim të qytetarëve të Skenderajt dhe kryetarit Bekim Jashari këtë të premte ia dedikuan pjesëmarrësve në komunikacionin rrugor, transmeton “Zeri.info”.

E gjithë kjo u bë për vetëdijesimin e vozitësve të cilët përdorin telefonin gjatë vozitjes e po ashtu edhe nuk i respektojnë rregullat në komunikacion.

Postimi i plote i Bekim Jasharit ne Facebook:

Skenderaj me fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull "Mbaji duart në timon, Jo në telefon!

Sot, në Skenderaj ka filluar fushata sensibilizuese e titulluar "Mbaji duart në timon, Jo në telefon!

Kryetari i Skenderajt, z. Bekim Jashari mori pjesë në këtë fushatë së bashku me të rinjë duke shpërndarë broshura dhe aromatizues për vetura të cilat përmbajnë udhëzime për kujdes gjatë vozitjes.

Kjo fushatë sensibilizuese ka për qëllim vetëdijësimin e shoferëve për parandalimin e aksidenteve, duke bërë thirrje që të shmangin përdorimin e telefonave gjatë vozitjes. Ky aktivitet është organizuar nga Drejtoria për Kulturë së bashku me Qendrën Rinore në Skenderaj, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Diasporës.

Aktiviteti në fjalë është edhe pjesë e organizimeve të ditëve të diasporës që do të mbahen në Skenderaj. /ZERI

Image

Image

Image

Image