Gjilan, arrestohen për vjedhje të rëndë një burrë dhe një grua

Kronika July 20, 2018 - 11:44
Lexo detajet

Pas ankesës se disa ditëve më parë për hyrje me forcë në shtëpi dhe vjedhjen e shume gjërave me vlerë, njësiti i hetuesisë ka lokalizuar dhe identifikuar e më pas ka arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë.

“Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur shtëpia  e të dyshuarve me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar sendet e vjedhura. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, njofton tutje Policia e Kosovës.