Burri nga Deçani humbi jetën pasi u rrëzua nga ballkoni i shtëpisë

Kronika July 20, 2018 - 10:58
Lexo detajet

Raporti i sotëm policor njofton se dje në fshatin Pobërgj të Deçanit një burrë derisa po punonte në një shtëpi është rrëzuar nga ballkoni i katit të parë ku edhe ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

“Viktima  është dërguar në spitalin rajonal të  Pejës,  aty nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, njofton raporti policor, transmeton Gazeta Express.

Vdekja e viktimës po hetohet nga organet e hetueseisë.

“Rastit ju kanë përgjigjur njësit relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i lirohet familjarëve  për ceremoni mortore. Rastit po hetohet nga policia”, tha policia.