Prokuroria kërkon paraburgim për katër të arrestuarit e djeshëm

Kronika July 19, 2018 - 15:02
Detajet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve të djeshëm në Prishtinë.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Shtetit, Ekrem Lutfiu i ka thënë gazetës “Zëri” se prokuroria ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesën për 30 ditë paraburgim ndaj katër të arrestuarve.

“ Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar  nga gjykata paraburgimin e katër të arrestuarve”, është shprehur Lutfiu.

LEXO EDHE: Kjo është kosovarja që u kap bashkë me dy vrasës malazezë dhe një serb /FOTO-VIDEO

Ai ka thënë se prokuroria nuk mund të jap detaje të tjera rreth këtij rasti pasi është ende në fazën e hetimeve.

Ndryshe, gjatë një aksioni policore, Njësitet Speciale të Policisë  së Kosovës të dje në  dy lokacione në Prishtinë ka arrestuar disa shtetas të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në ‘vrasje’.

Gjatë kontrollit të policisë tek të dyshuarit  janë gjetur dhe janë sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera.

Të arrestuarit janë  dy malazezët, Mari Milosheviq dhe Djorgje Paviçeviq, një shtetas serb dhe një femër kosovare që dyshohet të jetë Laureta Zyba./ZERI