Digjet një shtëpi në Vushtrri, kjo është familja që mbeti në rrugë (Video)

Kronika July 19, 2018 - 12:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në fshatin Novolan të Vushtrrisë një shtëpi është djegur tërësisht, si pasojë e flakës që e ka kapluar.

Në këto pamje të siguruara të momentit të rëndë, ku shihet duke u djegur shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30, përderisa zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin.

Rastin për Veriu.info e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Në fshatin Novolan është raportuar se një shtëpi është kapluar nga zjarri. Polica, zjarrfikësit dhe të gjitha njësitet e kanë lokalizuar zjarrin. Duhet të bëhet ekzaminim rreth shkaktarit të zjarri, fatmirësisht nuk ka të lënduar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës për Veriu.info.

Gazeta Online Veriu.info mëson se shtëpia e djegur është e Haradin Dragidellës, i cili jeton në kushte të vështira financiare dhe pas këtij rasti të rëndë ka mbetur pa hapësirë banimi./Veriu.info