Tentim vrasje e rëndë në Viti

Kronika July 19, 2018 - 11:33
Detajet

Policia e Kosovës  (PK) njofton se është arrestuar një i dyshuar mashkull pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur dhe ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore, transmeto “Zëri.info”.

Policia po ashtu bën të ditur se lëndime ka marrë edhe një person tjetër ndërsa tre të dyshuarit e tjerë janë në arrati.

LEXO EDHE: Plagoset rëndë një person në Prishtinë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili pas një mosmarrëveshje ka gjuajtur dhe ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar, të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e goditjeve të marra nga mjetet e forta lëndime trupore ka marrë edhe viktima tjetër mashkull K/Shqiptar, ku të përfshirë kanë qenë edhe tre të dyshuar tjerë, të cilët gjenden në arrati. Viktimat për shkak të plagëve janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe është konfiskuar një pistoletë, dy gëzhoja dhe një veturë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /ZËRI