Detaj i dhimbshëm nga vdekja e kosovarit dhe vajzës së tij

Kronika July 19, 2018 - 09:38
Lexoni më shumë detaje

Policia gjermane po vazhdon hetimet lidhur me aksidentin që ndodhi të hënën në Duningen të Gjermanisë, ku humbën jetën 26-vjeçari Valon M. dhe vajza e tij 4-vjeçare L.M.

Shoferi 26-vjeçar i veturës BMW nga Komuna e Deçanit, me banim në Gjermani, nuk posedonte patentë valide të shoferit siç konfirmoi policia gjermane të mërkurën, raporton www.schwarzwaelder-bote.de.

Megjithatë, zëdhënësi i policisë të mërkurën nuk arriti të shpjegonte arsyet pse kosovari që humbi jetën nuk kishte pasur patentë.

Mediat gjermane shkruajnë, se vetura e tipit BMW, të cilën po e ngiste shqiptari nga Kosova, është përplasur në mënyrë ballore me një kamion.

Aksidenti tragjik ndodhi të hënën në mëngjes në orën 11 në rrugën kryesore pranë daljes Dunningen East: BMW u përplas kokë me kokë me një kamion. /Albinfo.ch/