Detaje nga aksioni i policisë, u arrestuan prej vrasësve me pagesë e deri tek BIA serbe

Kronika July 19, 2018 - 07:55
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës në aksionin e sotëm, përpos vrasësve me pagesë, ka arrestuar edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.

Kështu thonë burime të Gazetës Blic Brenda Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, disa nga të arrestuarit janë të kërkuar nga INTERPOLI.

“Në aksionin në lagjen “Kalabria” të Prishtinës, përveç vrasësve me pagesë, janë arrestuar edhe pjesëtarë të shërbimit sekret serb- BIA-s”, tha ky burim.Ndërkohë, është njësia elitare e policisë së Kosovës- FIT, ajo e cila është duke e realizuar aksionin.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë dhënë informacione nëse të arrestuar janë edhe pjesëtarë të BIA-s serbe.

Krejt çka kanë thënë nga Policia e Kosovës, ka të bëjë me një operacion, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, dhe që janë shtetas të huaj.

zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se detaje tjera do të japin gjatë ditës së nesërme, ngase aksioni ende është duke vazhduar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar, Po njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin”, ka thënë Hoxha.