Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Prishtinë (FOTO)

Kronika July 18, 2018 - 22:55
Lexoni më shumë detaje

Aksioni që nisi qysh rreth orës 19:00 në lagjen Kalabria të Prishtinës, ka përfunduar.

Tashmë automjetet e Njësisë Speciale janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha orë më parë bëri të ditur se janë duke u kërkuar disa persona që janë në kërkim edhe nga INTERPOL-i.

“Policia e Kosoves është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombtar”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Lajmi.net gjithashtu mëson se në këtë aksion kanë qenë të përfshirë forca të shumta të Policisë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë mbi 15 automjete të Njësive Speciale.

Deri më tani dihet për një person të arrestuar, kurse për disa orë tjera janë kërkuar edhe të dyshuar tjerë, por që Policia nuk ka deklaruar akoma se sa persona janë arrestuar në këtë aksion. 

Image

Image

Image