Vazhdon operacioni i Policisë në Prishtinë për kapjen e të kërkuarve nga INTERPOL-i
Kronika
July 18, 2018 - 22:11
Lexoni më shumë detaje
Një aksion që ka nisur qysh para 3 orësh po vazhdon në lagjen Kalabria të Prishtinës.
Njësitet Speciale të Policisë po vazhdojnë kërkimin e disa personave që dyshohet të jenë të kërkuar nga INTERPOl-i.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha i cili për lajmi.net ka thënë se aksioni po vazhdon.
“Policia e Kosoves është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombtar”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.
Lajmi.net ka siguruar disa pamje tjera nga vendi i ngjarjes.