Digjet një banesë në Prishtinë

Kronika July 18, 2018 - 15:02
Lexo detajet

Sot rreth orës 14:30 në Parkun e qytetit në Prishtinë, një ndërtesë është përfshirë nga zjarri, raporton 'Zëri.info".

Të kontaktuar nga “Zëri.info”, Flora Ahmeri zëdhënëse e policisë së Kosovës kanë thënë se menjëherë pas marrjes së këtij informacioni, në vendngjarje kanë dal ekipet e nevojshme policore, zjarrfikësit si dhe ekipet mjekësore.

Policia njofton po ashtu, se nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiuale. 

“Sot rreth orës 14:30 policia ka marrë informatën se në afërsi të “Parku të qytetit, saktësisht në rrugën “Halil Alidema, një banesë është përfshirë nga zjarri. Zjarri është lokalizuar shpejt nga ana e zjarrfikësve si dhe raportohet vetëm për dëme materiale”, ka njoftuar Ahmeti.

Aktualisht policia është duke bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes. /Zëri

Image 
Image