Kapen serbët të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë

Kronika July 18, 2018 - 11:21
Lexo detajet

Një rast i kalimit ilegal të kufirit është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Sarpel të Leposaviqit dje paradite.

Njësiti policor ka ndaluar veturën me targa të Repunlikës së Serbisë në të cilën kishin qenë tre persona të dyshuar meshkuj serbë shtetas të Serbisë, ku gjatë legjitimit është konstatuar se vozitësi nuk posedon autorizim për ngasje të veturës dhe të njëjtit kishin hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës.

“Me urdhër të prokurorit personat e dyshuar janë liruar, ndërsa vetura është konfiskuar”, thuhet në raportin e policisë.