Ndërron jetë Sadije Agani, gruaja e Fehmi Aganit

Kronika July 18, 2018 - 10:58
Lexo detajet

Sadije Agani, gruaja e veprimtarit të ndjerë, Fehmi Agani, është ndarë sot nga jeta.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i saj, Mentor Agani, në llogarinë e tij në Facebook, i cili po ashtu ka njoftuar se varrimi i Aganit do të bëhet sot në varrezat e qytetit në ora 17:00.

Vdekja e saj vjen 19 vjet pas vrasjes së bashkëshortit të saj, i cili ishte vrarë gjatë luftës në Kosovë.