Rrahje masive në Prishtinë

Kronika July 17, 2018 - 18:55
Lexo detajet

Një rrahje masive ka ndodhur pasditen e së martës në rrugën “B”, në Prishtinë.

Disa persona janë përleshur fizikisht në mes të rrugës, duke u grushtuar fortë mes veti.

Dëshmitarët thonë për Indeksonline se personat që janë përfshirë në këtë rrahje masive kanë dalë nga veturat e tyre dhe menjëherë kanë nisur të godasin njëri tjetrin për motive ende të panjohura.

Sipas dëshmitarëve, të dyshuarit me veti kanë pasur edhe armë zjarri porse ato nuk i kanë përdorë ndonëse i kishin ekspozuar para qytetarëve.

Indeksonline ka kontaktuar me zyrtarët policor për të marr më shumë informacione përkitazi me rastin dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.