Gruaja del nga vetura dhe e bën për spital policin

Kronika July 17, 2018 - 18:05
Lexo detajet

Rreth orës 11.30 në Shkup në rrugën ‘Brigada Kosova-Maqedonase’, zyrtarët policor derisa kanë qenë duke i kryer detyrat e tyre gjatë kontrollit të trafikut në rrugë, kanë dhënë shenjë për ndalimin e veturës me targa nga Shkupi, por ai ka vazhduar të ecë, transmeton Almakos.

Zyrtarët policor me veturën zyrtare e kanë ndjekur dhe kanë pasur sukses ta arrijnë, ku është konstatuar se veturën ka qenë duke e vozitur Sh.S.(48) nga fshati Saraj Shkup.

Pasi që i kanë shkruar dënim, nga vetura ka dal K.S.(43) dhe ka goditur njërin zyrtar policor.

K.S. është arrestuar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit do të ngritet padi penale.