Ish-eprorit të policisë i ulet dënimi për vrasje

Kronika July 17, 2018 - 12:00
Lexoni më shumë detaje

Gjykata Themelore në Pejë, e shpalli fajtor dhe e dënoi me 10 vite burg, ish rreshterin policor, Shefqet Kameraj për vrasjen e Ilmi Lufajt para stacionit policor në Deçan, në prill të vitit 2016.

Gjykata Supreme e Kosovës e kishte kthyer në rigjykim rastin e vrasjes së Ilmi Lufajt.

Vendimi i Gjykatës Supreme për kthimin e rastit në rigjykim kishte ardhur pas kërkesës për mbroijtje të ligjshmërisë të mbrojtjes.

Vitin e kaluar Gjykata Themelore e Pejës e kishte dënuar ish-rreshterin policor, Shefqet Kameraj me 13 vite burgim për vrasjen Ilmi Lufajt.

Më pas Gjykata e Apelit, kishte marrë vendim që rreshteri Kameraj të dënohej me 16 vite burg për vrasjen e Lufajt.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore të Pejës, rreshteri policor Shefqet Kamberaj akuzohet se për motive të hakmarrjes kishte vrarë Ilmi Lufajn.