Shqiptarët vodhën dy milionë euro, por përveç që u arrestuan edhe paratë iu dolën false

Kronika July 16, 2018 - 16:52
(Video)

Menduan se po kryenin grabitjen më të madhe të jetës së tyre, plot 2 milion euro… por “skifterët” shqiptarë nuk e dinin se ishin duke vjedhur paratë e një mashtrueseje!

Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet më luksoze të Milanos në Itali, të shtunën e shkuar. Policia ka arritur t’i kapë 4 hajdutët shqiptarë, me emrat:

Francesk Gjoni- 22 vjeçar, Artur Vrapi, 23 vjeç, Fation Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeçar.

Të katërt kishin shkuar në hotel duke ndjekur një para ku brenda kishte rreth 2 milion euro. Djemtë e dinin për paratë, por jo për faktin se vajza e re që i kishte ishte një mashtruese.

Vetëm 21 vjeçare dhe me origjinë nga Franca, vajza me “dy milion” eurot do të realizonte një blerje me disa shtetas indianë. Në çantën me dy milionë euro, vetëm 65 mijë ishin kartëmonedha të vërteta, ndërsa pjesa tjetër ishin false dhe në prerje dyqindëshe.

Djemtë kanë shkuar dhe e kanë vjedhur të renë dhe janë larguar nga hoteli me paratë si dhe të armatosur. Punëonjësit e hotelit kanë vënë re 4 të rinjtë shqiptarë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Autoritetet i kanë pikasur shqiptarët në bordin e makinës së tyre, të tipit Alfa Romeo 147.

Ndjekja ka filluar dhe me të parë policët, shqiptarët kanë braksitur makinën në tentativë për t’u arratisur. Gjithçka ka qenë e kotë pasi policia i ka arrestuar të katërt. Djmetë po ndiqen penalisht nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes, ndërsa shtetasja franceze është vënë nën hetim për mashtrim. E reja nga Franca madje i ka kërkuar policisë që t’i kthejnë 65 mijë eurot e vërteta.Menduan se po kryenin grabitjen më të madhe të jetës së tyre, plot 2 milion euro… por “skifterët” shqiptarë nuk e dinin se ishin duke vjedhur paratë e një mashtrueseje!

Ngjarja ka ndodhur në një nga hotelet më luksoze të Milanos në Itali, të shtunën e shkuar. Policia ka arritur t’i kapë 4 hajdutët shqiptarë, me emrat:

Francesk Gjoni- 22 vjeçar, Artur Vrapi, 23 vjeç, Fation Gjini, 27 vjeç dhe Kristjan Tarja, 24 vjeçar.

Të katërt kishin shkuar në hotel duke ndjekur një para ku brenda kishte rreth 2 milion euro. Djemtë e dinin për paratë, por jo për faktin se vajza e re që i kishte ishte një mashtruese.

Vetëm 21 vjeçare dhe me origjinë nga Franca, vajza me “dy milion” eurot do të realizonte një blerje me disa shtetas indianë. Në çantën me dy milionë euro, vetëm 65 mijë ishin kartëmonedha të vërteta, ndërsa pjesa tjetër ishin false dhe në prerje dyqindëshe.

Djemtë kanë shkuar dhe e kanë vjedhur të renë dhe janë larguar nga hoteli me paratë si dhe të armatosur. Punëonjësit e hotelit kanë vënë re 4 të rinjtë shqiptarë dhe menjëherë kanë njoftuar policinë. Autoritetet i kanë pikasur shqiptarët në bordin e makinës së tyre, të tipit Alfa Romeo 147.

Ndjekja ka filluar dhe me të parë policët, shqiptarët kanë braksitur makinën në tentativë për t’u arratisur. Gjithçka ka qenë e kotë pasi policia i ka arrestuar të katërt. Djmetë po ndiqen penalisht nën akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe grabitjes, ndërsa shtetasja franceze është vënë nën hetim për mashtrim. E reja nga Franca madje i ka kërkuar policisë që t’i kthejnë 65 mijë eurot e vërteta.