Arrestohet aktivisti i ‘Vetëvendosjes’ (FOTO)

Kronika July 16, 2018 - 13:14
Lexoni më shumë detaje

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme është arrestuar një aktivist i tyre, raporton “Zeri.info”.

Sipas “Vetëvendosjes”, aktivisti Ardian Huli është arrestuar gjatë kthimit të tij nga Shqipëria.

“Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme”, thuhet në njoftimin e “Vetëvendosjes”, raporton “Zeri.info”.

“Vetëvendosje” një veprim të tillë e ka quajtur jodemokratik dhe ka ftuar Qeverinë që t’i ndal këto veprime ndaj opozitës. /ZËRI/

Njoftimi i plotë i “Vetëvendosjes”:

Arrestohet Ardian Huli, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Gjatë kthimit nga Shqipëria, aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Ardian Huli është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ardian Huli, sikur shumë aktivistë të Lëvizjes po përndjeken dhe po arrestohen vazhdimisht.

Ndërrimet e qeverive janë bërë sikur maska që e mbulojnë fytyrën e vërtetë e cila ka për qëllim vazhdimin e dhunës ndaj veprimeve tona politike.

Arrestimi është bërë për aksione të mëhershme politike të cilat janë dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese si të dëmshme.

Projektet që cenojnë sovranitetin dhe demokracinë e vendit tonë ne nuk do t’i lejojmë të jetësohen, andaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistit Huli dhe e ftojmë Qeverinë e Kosovës që t’i ndalë njëherë e mirë këto veprime jodemokratike dhe luftimin e opozitës.

Image