Zjarr në një banesë kolektive në Trepçë: Ka të lënduar

Kronika July 15, 2018 - 13:17
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në Trepçë zjarri ka përfshirë një banesë kolektive në të cilën jetonin disa persona. sipas policiës lëndime kanë marrë tre persona, trasnmeton "Zeri.info". 

Rasti po hetohet nga policia. 

Ky është njoftimi i policisë:

Rr. Kristaleve, Trepçë 14.07.2018 - 16:10. Në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një shtëpi kolektive, në të cilën banojnë disa familje. Njësit relevante kanë dal në vend të ngjarjes dhe nga ana e zjarrfikësve është shuar zjarri.  Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime  të lehta trupore,  kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar. /ZERI