I rrahin e pastaj ua ndërsejnë edhe qentë, arrestohen të dyshuarit

Kronika July 15, 2018 - 13:04
Detajet

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar s ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pas që të njëjtit i kanë rrahur fizikisht qentë e tyre dhe pastaj ia kanë ndërsyer ata dy viktimave meshkuj, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri është liruar ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. Ngjarja ka ndodhur ë fshatin Papaz të Komunës së Suharekës.

LEXO EDHE: Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan, i dyshuari ende në arrati

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Papaz, Suharekë 14.07.2018 - 15:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti  së bashku me një të dyshuar tjetër, i kanë sulmuar fizikisht  dhe pastaj u kanë ndërsyer qenët e tyre,  dy viktimave meshkuj K/Shqiptarë. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është liruar, ndërsa tjetri është dërguar në mbajtje. /ZËRI