E gjuajnë me armë viktimën, ja çfarë ndodh më pas me të dyshuarit

Kronika July 15, 2018 - 12:51
Detajet

Policia e Kosovës njofton se në fshatin Shirok të Komunës së Suharekës dy të dyshuar pas një mosmarrëveshje me viktimën kanë shtënë me armë në drejtim të tij duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë ndërsa dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

LEXO EDHE: Dy meshkuj rrahin familjaren femër, ajo me 3 fëmijët detyrohet të ndërroj vendbanim

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Shirokë, Suharekë 14.07.2018 - 01:25. Dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, janë fjalosur me viktimën mashkull K/Shqiptar, me ç’rast njëri nga të dyshuarit i ka drejtuar dhe ka shkrepur armën në drejtim të viktimës. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje. /ZËRI