Policia jep detaje për vrasjen në Lipjan, i dyshuari ende në arrati

Kronika July 15, 2018 - 12:45
Detajet

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur të shtunën në Lipjan, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta teksa dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri nga vëllain i tij. Sipas policisë në vendin e  ngjarjes janë gjendur prova materiale ndërsa kërkimet për personin e dyshuar po vazhdojnë.

LEXO EDHE: Dy meshkuj rrahin familjaren femër, ajo me 3 fëmijët detyrohet të ndërroj vendbanim

Ja njoftimi i plotë i policisë:

I dyshuari mashkull K/Shqiptar, në rrethana ende të panjohura, me armë zjarri-pistoletë ka vrarë vëllain e tij, viktimën mashkull K/Shqiptar. Vdekja është konstatuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor . Si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësit policore janë duke hetuar rastin dhe në kërkim të personit të dyshuar, i cili gjendet në arrati. /ZËRI