Dy meshkuj rrahin familjaren femër, ajo me 3 fëmijët detyrohet të ndërroj vendbanim

Kronika July 15, 2018 - 12:39
Ajo me fëmijët është dashur të shkojë në këtë vend

Policia e Kosovës (PK), njofton se ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë familjarë ndaj viktimës femër, e cila më pas me tre fëmijët e saj është dërguar në strehimore, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

LEXO EDHE: Të lënduarit e aksidentit në Ferizaj, jashtë rrezikut për jetë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Prishtinë 14.07.2018 - 15:25. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë familjare ndaj viktimës femër K/Shqiptare.  Viktima së bashku me tre fëmijët e saj janë dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /ZËRI