Milaim Krasniqit ia merr gjysmën e objektit ish e dashura

Kronika July 14, 2018 - 21:37
Lexo detajet

Milaim Krasniqi nga Prishtina po ankohet se Gjykata e Themelore e Prishtinës ka vendosur padrejtësisht kur ia ka ndarë gjysmën e pasurisë ish të dashurës së tij, Kumrije Thaçit me të cilën kishte bashkëjetuar për dhjetë vite. Në Gjykatën e Apelit thonë se janë shumë të ngarkuar me lëndë.

Gjykata Themelore e Prishtinës, vendos që Milaim Krasniqi ta ndajë objektin me ish të dashurën

Ky objekt në lagjen Kalabria në Prishtinë deri në vitin 2016 i takonte Milam Krasniqit.

Mirëpo, i gjithë ky objekt nuk është tashmë i tij, pasi që gjysmën e ka marrë ish e dashura e tij, Kumrije Thaci nga Komorani.

E, kështu kishte vendosur Gjykata e Themelore e Prishtinës pasi ish e dashura e Milaim Krasnqit kishte kërkuar pronësinë e gjysmës së objektit.

Vendimi pro Kumrijës është marrë duke u bazuar në Ligjin për Familje që e njeh edhe kohën kur dy persona bashkëjetojnë.

Por, me këtë vendim të gjykatës nuk po pajtohet Krasniqi, duke thënë se ajo nuk e ka merituar këtë.

Gjygjyi ka vendos që gjysmën e pasurisë me ja dhuru Kumrije Thacit e cila nuk është e drejtë pasi kjo pasi kjo për një peridhë ka qenë punëtore pastaj kemi bashkëjetu. E për atë kontribut ne i kemi ofruar një banës dy dhomëshe në Fushë Kosovë edhe ajo se ka pranuar edhe po vazhdon lojën e vet me disa avokat e prokuror dhe gjygjëtar. .....

Ky po kërkon që Gjykata e Apelit ta rikthej lëndën në rigjykim.

Unë kërkoj nga gjykata pasi lënda ime prej 2015 është në Gjykatën e Apelit që të rikthehet përsëri landa në rygjykim pasi kur është bërë vlersimi unë nuk kam qenë në pronën time

Milaim Krasniqi, i cili ka bashkëjetuar me gruan, të cilën fillimisht e ka pasur punëtore, por ka krijuar raporte intime, po ankohet se e njëjta po i shkakton probleme.

Unë kam një bashkëshorte legjitime ajo më ka ndërhy në familje dhe ma ka shkatrruar familjen. Qëllimi ka qenë me marrë pasurinë

Rregullisht po më kërcënon dhe po më pëcjellin njerëz të dyshimt të cilët nuk po i njoh

Por në Gjykatën e Apelit thonë se lidhur me rastin në fjalë, lënda është ndarë në punë dhe pret në radhë për vendosje. 

 “Gjykata e Apelit është tejet e ngarkuar më lëndë të natyrës civile dhe si rrjedhojë, procedimi i shpejtë i tyre është i pamundur. Aktualisht, është duke u punuar me lëndë të kësaj natyre të regjistruara gjatë vitit 2014”

Televizioni shtatë ka tentuar të marrë edhe versionin e Kumrije Thacit, por një gjë e tillë ka qenë e pa mundur.

Ligji për Familjen në Kosovë e njeh si kategori ligjore bashkëjetesën. Dhe mbi këtë fakt ka vendosur edhe Gjykata Themelore.