Pamjet nga rrahja masive me karrige në një lokal të Ferizajt

Kronika July 14, 2018 - 15:50
Lexo tjera detaje

Një rrahje masive ka ndodhur mes disa njerëzve në qytetin e Ferizajt. Personat e përfshirë në përleshje gjuajnë njëri-tjetrin me karrige.

Gazeta Express ka siguruar një video ku shihen një grup njerëzish duke u rrahur në një nga lokalet e qytetit.

Ata hedhin karrige në drejtim të njëri-tjetrit, ndërsa shihen edhe disa të tjerë që provojnë të ndërhyjnë për të ndalur përleshjen.

Në videon e mëposhtme shihet ‘lufta’ që u zhvillua në Ferizaj:

KËTU