Policia jep detaje për aksidentin në Vushtrri, 4 të lënduar

Kronika July 14, 2018 - 09:12
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, saktësisht në fshatin Stanovc të Vushtrrisë.

Avni Zahiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës, ka thënë për lajmi.net së  nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar 4 persona të cilët po trajtohen në QKUK, por që janë jashtë rrezikut për jetë.

Ky aksident në të cilën ishin të përfshira tri automjete kishte bërë që të krijohen edhe kolona, por Zahiti ka njoftuar se tash rruga është liruar për qarkullim.

Aksidenti kishte ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit.