Policia e Kosovës në aksion, arrestohen 17 persona

Kronika July 12, 2018 - 09:48
Lexoni më shumë detaje

Për vepra dhe incidente të ndryshme, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar gjithsej 17 persona të dyshuar.

Në njoftimin e policisë thuhet se arrestimet kanë ndodhur në të gjitha rajonet e vendit ndërsa për të njëjtat është informuar me kohë Prokurori i Shtetit.

Me urdhrin e këtij të fundit, gjashtë prej të arrestuarve janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.