Energjia elektrike godet një fëmijë, kjo është gjendja shëndetësore e tij

Kronika July 11, 2018 - 10:13
Lexo detajet

Ditën e djeshme në fshatin Komogllav të Ferizajt një fëmijë është goditur nga tensioni i lartë i energjisë elektrike, njofton “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman në QKUK.

“Raportohet se një fëmijë mashkull K/Shqiptar, derisa ishte duke lozur, në rrethana të panjohura është goditur nga tensioni i lartë i rrymës elektrike. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe rasti është duke u hetuar“, thuhet në njoftim.