Vazhdon greva në gjyqësor

Kronika July 11, 2018 - 09:52
Lexo detajet

Punëtorët e administratës së gjyqësorit të cilët janë duke mbajtur grevë për disa ditë sot do të mbajnë një takim të përbashkët në ndërtesën e Kuvendit, ku i ftuar do të jetë edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj dhe Naim Shala, kryetar i Sindikatës së Grevistëve.

Ndryshe dje një delegacion i Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsioni ka vizituar punëtorët e administratës së gjyqësorit të cilët janë duke mbajtur grevë.

Këshilli grevist i njoftoi anëtarët e komisionit se nga data 4 korrik, kur edhe ka filluar greva, nuk kanë pasur asnjë vizitë nga niveli qeveritar.

Përfaqësues të Këshillit njoftuan anëtarët e komisionit me kërkesat e grevistëve, të cilat kishin të bënin me ngritjen e pagave, rregullimin e statusit të veçantë të tyre, si dhe përvojën e punës, në mënyrë që, sipas tyre, të kthehet dinjiteti i punëtorëve në gjykata dhe prokurori. /Express